Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në një postim në Facebook ka theksuar se kanë mbetur edhe 30 ditë deri më 16 shtator, datën kur pritet të përfundojë në shkallë të parë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Hamza ka shkruar se pas gjashtë vitesh paraburgim, pritshmëritë e PDK-së dhe, siç u shpreh ai, të qytetarëve të Kosovës janë të qarta: drejtësi dhe lirim, transmeton Klankosova.tv.
Sot na ndajnë 30 ditë nga 16 shtatori, dita kur do të marrë fund procesi gjashtëvjeçar i padrejtë, që i ka mbajtur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të izoluar në Hagë”, ka shkruar Hamza.
Ai ka përmendur edhe vitet e kaluara nga ish-krerët e UÇK-së në paraburgim, larg familjeve dhe Kosovës.
Sipas Hamzës, 16 shtatori duhet të shënojë përfundimin e këtij kapitulli dhe kthimin e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së në Kosovë.
Postimi i plotë:


