Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashimin e motit për periudhën 17–21 gusht që pritet të karakterizohet kryesisht nga mot me diell dhe temperatura të larta.
Sipas parashikimit, e hëna, do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 34 gradë.
E marta, do të sjellë një ndryshim të motit. Përveç intervaleve me diell dhe vranësira, në vende të caktuara gjatë ditës priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës, në vende të caktuara, mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në zonat me zhvillim konvektiv mund të ketë rritje të përkohshme të shpejtësisë së erës”, thotë IHMK, transmeton Klankosova.tv.
Të mërkurën, moti do të jetë kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët, me temperatura maksimale nga 24 deri në 30 gradë Celsius.
Kurse, e enjtja, pritet të jetë kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta mund të paraqiten kryesisht në zonat malore. Temperaturat do të rriten sërish, duke arritur deri në 33 gradë.
Java do të përfundojë me mot kryesisht me diell.
“Temperatura minimale: 11–15°C . Temperatura maksimale: 29–34°C. Era: nga jugperëndimi dhe juglindja, me shpejtësi 1–5 m/s”, transmeton Klankosova.tv.


