Sunday, August 16, 2026
spot_img
HomeLajmeRaportohet aksident i rëndë në qendër të Malishevës – dyshohet për një...

Raportohet aksident i rëndë në qendër të Malishevës – dyshohet për një të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Malishevës.

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë disa automjete të përfshira në aksident, ndërsa një pjesë e hapësirës përreth është dëmtuar. Në vendin e ngjarjes shihen edhe qytetarë të shumtë.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar, mirëpo ende nuk dihet gjendja e tij.

Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë informacione nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, mirëpo deri në publikimin e këtij raportimi ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo informacion të ri nga autoritetet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT