Sunday, August 16, 2026
spot_img
HomeLajmePritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen (VIDEO)

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen (VIDEO)

Një muaj para 16 shtatorit, kur pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, në Kosovë po shtohen thirrjet për lirimin dhe kthimin e tyre.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se pret një vendim lirues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Edhe deputetja tjetër nga ky subjekt politik, Sala Jashari tha se deri më 16 shtator duhet të përfundojë edhe konstituimi i institucioneve të Kosovës.

Ndërkohë, për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së kanë bërë thirrje vazhdimisht edhe qytetarë e akademikë, ndërsa së fundmi në Kosovë janë shfaqur grafite me mesazhe për kthimin e tyre në shtëpi.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT