Thursday, April 30, 2026
spot_img
HomeLajme“Ecim tutje”, mesazhi i Doarsa Kica-Xhelilit ndaj kritikëve të LDK-së

“Ecim tutje”, mesazhi i Doarsa Kica-Xhelilit ndaj kritikëve të LDK-së

Ish-deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar me tone kritike ndaj asaj që e cilëson si fushatë shpifjesh kundër partisë së saj.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se sa herë që LDK “fillon ringritjen”, sipas saj rritet edhe propaganda kundër saj, transmeton Klankosova.tv.

“Kur LDK fillon ringritjen, se ç’fillon propaganda e egër kundër saj! Dikujt, që prehjen po e gjen në shpifje në “gazeta”serbe, e fatkeqësisht dhe në “medie” në gjuhën shqipe, po i dhemb më shumë bashkimi ynë se sa ndarja në të cilën po kalon kjo shoqëri, e se sa lakmia e pushtetit që rrënon teksa ecë”, ka shkruar ajo.

Kica Xhelili theksoi se, sipas saj, LDK do të vazhdojë rrugën pavarësisht kritikave.

“T’dashur, me qetësi, se këtë rrugë që kemi nisë s’e ndalni, se durimi ynë ka temel’ që shpifjet e juaja s’i arrijnë! Ecim tutje”, përfundoi Kica-Xhelili./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT