Një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në qytetin e Gjilanit, gjatë ditës së sotme.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Më datën 22.09.2026, kemi pranuar informacion se një person mashkull i vitit të lindjes 1992, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në qytetin e Gjilanit.Njësitet relevante policore së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.”, tha ai.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Ndërkohë, hetuesit nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


