Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeLajmeBrikena Selmani rikthehet në Shqipëri, Mateo e surprizon me trëndafila dhe një...

Brikena Selmani rikthehet në Shqipëri, Mateo e surprizon me trëndafila dhe një letër dashurie

Pas disa javësh qëndrimi në Itali pranë familjes së saj, Brikena Selmani është rikthyer në Shqipëri.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5” ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment nga rikthimi i saj, por vëmendjen e ka marrë një surprizë romantike që e priste.

Brikena ka publikuar një buqetë me trëndafila, të shoqëruar me një letër të shkruar me dorë. Mesazhi nis me fjalët “Mirë se erdhe, zemra ime” dhe vijon me një dedikim të mbushur me fjalë dashurie.

Nga përmbajtja e mesazhit dhe konteksti i postimit, letra duket se është shkruar nga partneri i saj, Mateo Borri, i cili ka zgjedhur ta mirëpresë në këtë mënyrë pas qëndrimit të saj në Itali.

Gjesti romantik ka marrë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa Brikena ka ndarë publikisht këtë moment të veçantë nga rikthimi i saj në Shqipëri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT