Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar të martën në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Turqia ka lidhje të forta historike dhe kulturore me Ballkanin dhe se Ankaraja po ndërmerr hapa për thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit.
“Ballkani është një rajon me të cilin kemi lidhje të forta historike dhe kulturore, po ndërmarrim hapa të përbashkët për të thelluar bashkëpunimin me ta”, është shprehur Erdogani.
Në fjalimin e tij, presidenti turk ka theksuar gjithashtu rolin që, sipas tij, Turqia ka në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe në sigurinë e Evropës.
Ai ka deklaruar se përjashtimi i Turqisë nga arkitektura evropiane e sigurisë do ta dobësonte kontinentin dhe do ta bënte atë më pak të sigurt.
“Turqia, falë rritjes së saj të industrisë së mbrojtjes dhe falë ekonomisë së saj elastike, vazhdon të jetë një ishull i stabilitetit në mes të konflikteve në afërsi të saj. Si pjesë integruese e Evropës, shteti jonë luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien dhe sigurinë e kontinentit evropian. Samiti i NATO-s i mbajtur në Ankara në korrik, tregonte përkushtimin tonë për sigurinë tonë të përbashkët… Një Evropë që përjashton Turqinë nga arkitektura e saj e sigurisë, nuk mund, dhe më lërni ta them këtë qartë, nuk mund të jetë më e fortë ose më e sigurtë”, ka thënë ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


