Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën paraditen e 21 majit, ku një vajzë 21-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së saj, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 11:40 në rrugën “Evlija Çelebiu”, ku viktima B.B është gjetur e pajetë në banesë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë dhe ekipi i Emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e saj.
Sipas ekzaminimit fillestar, në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa rrethanat e sakta të vdekjes ende nuk dihen.
Megjithatë, sipas informatave fillestare që posedojnë autoritetet, 21-vjeçarja dyshohet se kishte qenë përdoruese e substancave narkotike.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe hetuesit rajonalë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda trupi është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


