Tuesday, May 12, 2026
spot_img
HomeLajmeE shpalli kandidaturën në Rubikon, Avni Arifi flet pas zyrtarizimit te AAK-ja

E shpalli kandidaturën në Rubikon, Avni Arifi flet pas zyrtarizimit te AAK-ja

Avni Arifi do të garojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se kandidaturën e tij për deputet e ka shpallur mbrëmë në Rubikon, ndërsa tregoi se pse i hyri garës.

“Mbremë në Rubikon e shpalla kandidaturën time për deputet.Në garë po hy sepse kam përvojë, kam njohuri dhe kam besim se këto mund t’i shërbejnë vendit tim në këtë fazë. Kosovës sot i duhen njerëz që dinë me ndërtu partneritete, me hap rrugë për zhvillim dhe me e përfaqësu shtetin me dinjitet. Besoj në një Kosovë të fortë ekonomikisht, të lidhur ngushtë me SHBA-të dhe Perëndimin, ku politika nuk prodhon urrejtje por perspektivë”.

“Në Aleancë është ndërtuar një ekip i fuqishëm. I lumtur se do të jem pjese e këtij ekipi që udhëhiqet nga Ardian Gjini
Kosova nuk ndërtohet me urrejtje. Kosova ndërtohet me vizion, punë dhe partneritet me botën perëndimore”, shkroi ai, transmeton Klankosova.tv

 

Haradinaj zyrtarizon kandidimin e Arifit për deputet

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT