Një rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në Pejë, ku i dyshuari ka njoftuar vetë Policinë pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2026 rreth orës 17:40, në rrugën “Ali Bajraktari”.
Sipas informacioneve, i dyshuari G. B., (48-vjeçar), ka telefonuar qendrën 112 duke pranuar se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, L. B., (50-vjeçare).
Dy patrulla policore kanë dalë në vendngjarje, ku njëra ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka shoqëruar në stacion policor, ndërsa patrulla tjetër ka dërguar viktimën në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pasi kishte lëndime të dukshme në ballë.
Pas trajtimit mjekësor, viktima është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë.
Viktima, pas intervistimit, është kthyer në shtëpi.
Hetimet janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


