Një konflikt mes familjarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku Albian Osmanaj, 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga kushëriri i tij, ndërsa babai i viktimës ka pësuar po ashtu lëndime.
Policia ka bërë të ditur se tre persona janë ndaluar lidhur me rastin, në mesin e tyre edhe nëna e të dyshuarit, transmeton Klankosova.tv.
Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, tha për Klankosova.tv se ajo dyshohet për veprën penale “Shtytje në vrasje”.
Me vendim të Prokurorit kujdestar, e dyshuara është ndaluar për 48 orë.
“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në prezencë të Prokurorit kujdestar, rreth orës 15:00 kanë realizuar bastisje fillimisht në shtëpinë e të dyshuarve dhe më pas edhe në shtëpinë e viktimës. Gjatë bastisjeve nuk është gjetur asnjë send apo provë e kundërligjshme”, thuhet në konfirmim.
Detaje nga përleshja fatale mes kushërinjve në Prizren: 27-vjeçari u vra për emër rrugë (VIDEO)
Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren (VIDEO)


