Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeE duroi për 15 vjet, më në fund e denoncoi – 38-vjeçarja...

E duroi për 15 vjet, më në fund e denoncoi – 38-vjeçarja nga Fushë Kosova publikon audio me kërcënime, bashkëshorti përfundon në ndalim

Një grua nga Fushë Kosova ka vendosur t’i japë fund, sipas saj, një historie 15-vjeçare dhune psikologjike dhe fizike, duke denoncuar bashkëshortin në Polici dhe duke dorëzuar edhe një audio-incizim, ku pretendohet se dëgjohen kërcënimet e tij.

Sinjali mëson se i dyshuari është L. H., rreth 38-vjeçar, ndërsa viktimë bashkëshortja e tij, F. H., rreth 38-vjeçare.

Sipas burimeve, rasti është raportuar më 31 korrik, rreth orës 15:20, në rrugën “Hamdi Grajqevci” në Fushë Kosovë.

Gjatë intervistimit, viktima ka deklaruar se është e martuar prej 15 vitesh me të dyshuarin dhe se nga kjo martesë kanë dy fëmijë, të moshës 13 dhe 9 vjeç.

Ajo ka pretenduar se gjatë gjithë martesës ka qenë viktimë e dhunës së vazhdueshme psikologjike, ndërsa në raste të caktuara edhe e dhunës fizike.

Në mbështetje të pretendimeve të saj, viktima ka dorëzuar një audio-incizim, për të cilin deklaron se dëgjohen kërcënimet e bashkëshortit ndaj saj.

Nga ana tjetër, L. H. ka mohuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Ai ka pranuar se në disa raste e ka sharë dhe ofenduar, por ka mohuar se fjalët që dëgjohen në audio-incizim janë të tij.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “Dhunë në familje”.

Me vendim të Prokurorit, L. H. është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT