Është ndarë nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ajet Uka, njëherësh kryeplaku i grupit “Shqiponjat e Arta”.
I ndjeri ishte nga Zhabari i Mitrovicës, ndërsa kryetari i grupit, Isuf Hoti shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, transmeton Klankosova.tv.
“Baca Ajet ishte frymëzim për ne, si gjatë luftës ashtu edhe pas saj. Ai ishte mburoja jonë dhe njeriu që gjithmonë u përkujdes për ne në çdo situatë e rrethanë. Ai ishte pjesë e grupit gjatë vitit 1998 në Shqipëri për sigurimin e armatimit. Më 17.07.1998, ramë në pritën e forcave serbe. Baca Ajet tregoi guxim dhe vendosmëri të jashtëzakonshme në ato momente të vështira”.
“Baca Ajet ishte gjithashtu njeri shumë i afërt me Bekim Berishën – Abejën dhe me Bedri Shalën. Bacën Ajet do ta kujtojmë përherë me mall dhe krenari. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, o trim! Ngushëllime të sinqerta familjes Uka dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. /klankosova.tv


