Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajmeE dhimbshme: Ky është 19-vjeçari që u gjet pa shenja jete në...

E dhimbshme: Ky është 19-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Kaçanik

Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Nikaj të Kaçanikut gjatë ditës së sotme. Bëhet e ditur se viktima është Enver Palloshi.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se policia është njoftuar rreth orës 13:30 nga familjarët e viktimës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, forenzika dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Kaçanik, të cilët kanë konstatuar vdekjen. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe trupit, nuk janë evidentuar elemente të dyshimit për përfshirje të personave të tjerë. Sipas të dhënave fillestare, viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Veseli.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë për vazhdimin e hetimeve me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT