Friday, April 24, 2026
spot_img
HomeLajmeE dhimbshme: 25-vjeçari humb jetën në aksident trafiku

E dhimbshme: 25-vjeçari humb jetën në aksident trafiku

Në një aksident trafiku ka humbur jetën një i ri në moshën 25-vjeçare, Sofjan Nysret Podvorica.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët, të cilët kanë shprehur dhimbje të thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të të ndjerit.

Sofjan Podvorica është përshkruar nga familja si një djalë i dashur, me shpirt të bardhë dhe i njohur për buzëqeshjen dhe mirësinë e tij.

Sipas tyre, humbja e tij është e rëndë dhe e pazëvendësueshme.

Detaje të tjera rreth aksidentit nuk janë bërë ende të ditura nga autoritetet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT