Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeDyshohet se morën ryshfet nga pacientët, paraburgim për dy mjekët në Vushtrri

Dyshohet se morën ryshfet nga pacientët, paraburgim për dy mjekët në Vushtrri

Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar nga një muaj paraburgim dy mjekëve të Spitalit të Vushtrrisë, të arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Bëhet fjalë për Ekrem Sefiun dhe Valdet Rexhepin, ndaj të cilëve Prokuroria kishte kërkuar masën e paraburgimit pas arrestimit të tyre më 13 maj.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se të dy të pandehurit kanë kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”, të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Paraburgimi ndaj tyre do të zgjasë deri më 13 qershor 2026.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT