Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Shkabaj të Obiliqit, ku një burrë dyshohet se ka përdorur forcë ndaj bashkëshortes së tij pas një mosmarrëveshjeje, mëson Sinjali nga burime të afërta me rastin.
Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për H.M 37-vjeçar), ndërsa viktimë është bashkëshortja e tij, D.S (32-vjeçare).
Sipas informatave, rasti është raportuar më 14 maj 2026 rreth orës 20:43 nga B.M (28-vjeçar).
Sinjali mëson se njësitë policore kanë dalë menjëherë në rrugën “Çajupi” në Shkabaj, ku kanë shoqëruar në stacion policor bashkëshortët e përfshirë në incident.
Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari dyshohet se kishte përdorur forcë për ta futur viktimën në veturë pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Pas procedurave policore dhe me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si: “Dhunë në familje”, dhe është proceduar në procedurë të rregullt.
Me kërkesë të viktimës, ajo është dërguar në Qendrën Strehimore.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


