Rreth 64 mijë zogj po asgjësohen në Irlandën e Veriut pas një rasti të dyshuar të gripit të shpendëve në një fermë atje.
Departamenti i Bujqësisë, Mjedisit dhe Çështjeve Rurale të Irlandës së Veriut, u njoftua për rastin të premten. Tani është vendosur që të gjithë zogjtë në fermën në Dungannon, County Tyrone, do të asgjësohen si një “masë paraprake”, tha shefi veterinar i Irlandës së Veriut, Brian Dooher, transmeton Klankosova.tv.
Një zonë kontrolli e përkohshme është vendosur gjithashtu dhe mostrat nga ferma janë dërguar për testim. Masat e mbrojtjes do të rriten nëse rezultatet konfirmojnë se rasti është gripi i shpendëve shumë patogjenik, i njohur më shpesh si gripi i shpendëve.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


