Wednesday, April 29, 2026
spot_img
HomeLajmeDy të lënduar nga përplasja mes dy kamionëve në rrugën Gjilan-Kamenicë

Dy të lënduar nga përplasja mes dy kamionëve në rrugën Gjilan-Kamenicë

Një aksident është regjistruar të mërkurën rreth orës 12:24 në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë, ku janë përfshirë dy kamionë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, tha për Klankosova.tv se dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor.

Sipas Osmanit, aktualisht njëra korsi e rrugës është e bllokuar për qarkullim të automjeteve si pasojë e aksidentit.

“Njësitet policore dhe ekipet relevante ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lirimin e rrugës për qarkullim”, tha ai për Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT