Dy persona janë lënduar në lagjen Emshir të Prishtinës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve.
Për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15.
“Sot rreth orës 20:15 në lagjen Emshir në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete”.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


