Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeBie çmimi i naftës pas raportimeve se ShBA-ja e Irani janë afër...

Bie çmimi i naftës pas raportimeve se ShBA-ja e Irani janë afër paktit për fundin e luftës

Çmimet e naftës kanë rënë dhe vlera e aksioneve në tregje globale ka shënuar rritje, pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë afër një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.

Çmimi për një fuçi naftë të papërpunuar në bursën “Brent” ra në 97 dollarë, por më pas u ngrit në 101 dollarë. Sidoqoftë, një ditë më parë, ky çmim ishte mbi 108 dollarë, raporton televizioni BBC.

Indeksi i aksioneve “FTSE 100” i kompanive më të mëdha publike në Londër dhe indeksi “Dax” i Gjermanisë u mbyllën me mbi 2 për qind rritje, ndërsa indeksi francez “Cac 40” shënoi rritje për 3 për qind. Edhe indekset aziatike shënuan ngritje, ndërsa indeksi amerikan “S&P 500” u rrit për 1 për qind në tregtinë e hershme.

Lëvizjet pozitive në tregje erdhën pasi mediumi amerikan “Axios” raportoi se Shtetet e Bashkuara besojnë që janë afër nënshkrimit të një dokumenti njëfaqësh, me të cilin do t’i jepet fund luftës me Iranin dhe do të përgatitet terreni për bisedime të hollësishme bërthamore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT