Një rast i dhunës në familje është raportuar në Shtime, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për ushtrim dhune fizike.
Sipas njoftimit të Policisë së Ferizajt, më 6 maj 2026, rreth orës 12:50, viktima është paraqitur në stacionin policor në Shtime, duke deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, më 5 maj.
I dyshuari, një mashkull 23-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Dhunë në Familje. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.
Ndërkohë, viktima është strehuar në një vend të sigurt, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.


