Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajmeDy policë të përfshirë në të shtënat me armë zyrtare në Mramor...

Dy policë të përfshirë në të shtënat me armë zyrtare në Mramor – suspendohen

Inspektorati Policor ka bërë të ditur se dy policë janë përfshirë në të shtëna me armë zyrtare në Mramor.

Në njoftimin e inspektoratit thuhet se është bërë rekomandimi për suspendimin e dy policëve, përcjell Klankosova.tv.

“Me datën 27.04.2026, IPK ka pranuar informata nga Policia e Kosovës se në fshatin Mramor, Komuna e Prishtinës, ka pas të shtëna me armë dhe se personat e involvuar në këtë vepër penale janë zyrtarë policor, jashtë detyrës zyrtare, ndërsa vepra penale dyshohet është kryer me armën zyrtare të policisë”.

“IPK ka zhvilluar menjëherë veprime hetimore fillestare ndaj dy zyrtarëve policor nga Stacioni Policor “Veriu” Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, të cilët janë të dyshuar vepër penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe IPK ka rekomanduar suspendimin tyre”, thuhet në njoftim.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT