Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeDy persona të maskuar grabisin argjendarinë në Kamëz, vjedhin bizhuteritë

Dy persona të maskuar grabisin argjendarinë në Kamëz, vjedhin bizhuteritë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Kamëz këtë të shtunë, ku shënjestër ka qenë një argjendari.

Sipas asaj që bën me dije policia, dy persona të maskuar janë futur në një argjendari në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish. Njëri prej grabitësve dyshohet se ka qenë i armatosur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle në zonë.

Grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT