Mbrëmjen e së shtunës, gjatë një patrullimi rutinë, njësia policore ka ndaluar dy persona të dyshuar në zonën e Shkabajt.
Sipas raportit policor, gjatë kontrollit te njëri prej të dyshuarve është gjetur një cigare e ndezur e dyshuar si marihuanë, si dhe tri qese të vogla me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej rreth 5.19 gramësh. Substancat janë sekuestruar, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, te personi i dytë është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Pas intervistimit të të dyshuarve, me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar dhe procedohet në procedurë të rregullt ligjore.


