Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeShowbizDy ballafaqime interesante ua sjell sot basketbolli kosovar

Dy ballafaqime interesante ua sjell sot basketbolli kosovar

Elita e basketbollit të Kosovës sot do të sjell dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme për xhiron e 17 në Superligë.

Me fillim të orës 17:00, Ylli pret Prishtinën në ballafaqim.  Ylli qëndron i gjashti në tabelë me shtatë fitore e nëntë humbje, sakaq prishtinasit renditen në vendin e pestë me tetë fitore po aq edhe humbje, transmeton Klankosova.tv.

Nga ora 19:00 përballen Prizreni dhe Bashkimi. Prizreni nuk është edhe në formë të mirë, pasi qëndron i fundit në tabelë me vetëm katër fitore e 12 humbje. E Bashkimi radhitet i dyti me 11 fitore e vetëm pesë humbje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT