Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeDua Lipa për performancën me Shakirën: Ndjeva se ti, unë dhe publiku...

Dua Lipa për performancën me Shakirën: Ndjeva se ti, unë dhe publiku ishim një

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë momente nga një mbrëmje e veçantë në Madrid, ku është shfaqur në skenë së bashku me yllin kolumbian, Shakira.

Dua iu bashkua Shakirës për të interpretuar këngën e njohur “Antología”, ndërsa më pas ka falënderuar këngëtaren kolumbiane për ftesën.

“Ndjeva se ti, unë dhe publiku ishim një”, ka shkruar Dua Lipa, duke e përshkruar performancën si një kujtim shumë të bukur që do ta marrë me vete në shtëpi.

Momente nga kjo mbrëmje Dua i ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT