Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiq, pas deklaratave të tij lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Kandiq e ka lidhur historinë dhe politikën e SPS-së me rastet e varrezave masive në Serbi, ku janë gjetur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Në reagimin e saj, ajo ka përmendur rastet e Batajnicës, Petrovo Sellos, Rudnicës, minierës së Kizhevakut dhe Liqenit të Peruçacit.
Sipas Kandiqit, këto raste janë dokumentuar dhe janë vërtetuar edhe përmes vendimeve gjyqësore.
“SPS = varre masive në Serbi”, ka shkruar ajo, duke e cilësuar këtë si një fakt të konfirmuar nga gjykatat.
Partia Socialiste e Serbisë u themelua dhe fillimisht u drejtua nga ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviq.
SPS= masovne grobnice u Srbiji
Da podsetim ministra Dačića da je politika njegove Socijalističke partije Srbije rezultirala masovnim grobnicama ubijenih Albanaca u Batajnici, Petrovom selu, Rudnici, rudniku Kiževak i jezeru Perućac i to je presuđena činjenica.— Natasa Kandic (@natasakandic) September 16, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


