Saturday, August 15, 2026
spot_img
HomeLajmeDroga e kapur në Selanik kishte destinacion Turqinë, dalin detajet e reja

Droga e kapur në Selanik kishte destinacion Turqinë, dalin detajet e reja

Droga e sekuestruar rreth 325 kilogramë marihunë, ku është arrestuar edhe një shtetas i Kosovë, kishte destinacion shtetin e Turqisë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate, duke theksuar se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, transmeton Klankosova.tv.

Aksion ndërkombëtar në Selanik: Në pranga kosovari, kapen 324 kg kanabis

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, ka kontribuar në shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin operacional.

Në kuadër të hetimit janë ndërmarrë veprime edhe në Kosovë, ndërsa rasti mbetet nën hetim. Autoritetet kanë theksuar se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor në luftën kundër rrjeteve të trafikimit ndërkufitar të narkotikëve.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT