Sunday, August 16, 2026
spot_img
HomeLajmeNesër nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Nesër nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të dielën, më 16 gusht, nuk do të ketë kufizime të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas Ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për zbatimin e kufizimeve të përkohshme në qarkullim.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike.

Qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë në rast se plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT