Sinjali raportoi pak më parë për të shtënat me armë zjarri në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë, ku një person mbeti i plagosur.
Sinjali mëson ekskluzivisht se personi i plagosur është Arben Demolli, i cili pas incidentit është nisur me urgjencë drejt QKUK-së për trajtim mjekësor.
Sipas informacioneve të para, Demolli është qëlluar me armë zjarri në rrethana që ende po hetohen, ndërsa personi i dyshuar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një Mercedes të zi, në drejtim të panjohur.
Njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kërkimet për lokalizimin e të dyshuarit.
Në lokacion është gjetur edhe një armë zjarri, e cila është sekuestruar në kuadër të veprimeve hetimore.
Për momentin nuk ka informacione të konfirmuara për gjendjen shëndetësore të Demollit dhe as për motivin që çoi në të shtënat.
Sinjali po përcjell rastin dhe do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


