Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sonte në rrugën “Sheshi i Arbërit”, ku një person ka mbetur i plagosur, mëson Sinjali.
Sipas informacioneve të para që ka mësuar Sinjali, viktima është A. D., i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.
Menjëherë pas incidentit, personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një Mercedes ngjyrë të zezë, ndërsa aktualisht vendndodhja e tij nuk dihet.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe lokalizimin e të dyshuarit.
Burimet bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri, e cila pritet të ekzaminohet në kuadër të hetimeve.
A.D është nisur me urgjencë në drejtim të QKUK-së për trajtim mjekësor, ndërsa për momentin nuk dihet shkalla e lëndimeve dhe gjendja e tij shëndetësore.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


