Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeDrejtori i shkollës dyshohet se rrahu nxënësin 9-vjeçar në Ferizaj (VIDEO)

Drejtori i shkollës dyshohet se rrahu nxënësin 9-vjeçar në Ferizaj (VIDEO)

Një rast dhune dyshohet të ketë ndodhur në shkollën “Abetarja” në Softaj të Ferizajt, ku drejtori i shkollës është akuzuar për trajtim të dhunshëm të një fëmije 9-vjeçar.

Dyshohet se drejtori e ka kapur fëmijën prej veshi dhe më pas e ka goditur me shuplakë, njofton Klankosova.tv.

Fëmija ka ankuar fillimisht mësuesen dhe më pas ka njoftuar familjen, e cila ka raportuar rastin në policinë rajonale të Ferizajt.

Megjithatë, policia nuk e ka njoftuar rastin në Drejtorinë e Arsimit.

Drejtori i shkollës është intervistuar nga autoritetet dhe më pas është liruar për procedura të mëtejshme, raporton gazetarja korrespondente nga Ferizaj, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Për më shumë detaje, ndiqeni storien e plotë:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT