Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Avdyli u shpreh se Osmani përfaqëson “rrugën e drejtë” dhe “fitoren”, ndërsa shtoi se do të vazhdojë të jetë në krah të saj.
“Andej kah shkon Vjosa Osmani, është rruga e drejtë. Aty ku është Vjosa, është fitorja. Aty ku është ajo, nr 1 jam edhe unë nr 15. Si gjithmonë”, ka shkruar ai në Facebook, njofton Klankosova.tv.


