Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani e Abdixhiku paralajmërojnë takime tjera me qytetarë nëpër Kosovë

Osmani e Abdixhiku paralajmërojnë takime tjera me qytetarë nëpër Kosovë

Numri 1 dhe numri 2 i listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, kanë nisur një platformë të re komunikimi me qytetarët nëpër Kosovë, “Hajde Folim”.

Vjosa Osmani, si kandidate për presidente, dhe Lumir Abdixhiku, si kandidat për kryeministër, gjatë ditës së djeshme ishin në Kurriz të Dardanisë, ku bashkëbiseduan me qytetarë për çështje të ndryshme.

“Në çdo qytet, në çdo shesh, duam të ulemi pranë qytetarëve e të flasim hapur për jetën e tyre, për brengat, zhgënjimet, shpresat dhe idetë e tyre për vendin. Sepse besojmë se politika nuk duhet të jetojë e mbyllur në zyra, studio televizive apo rrjete sociale. Politika duhet të jetë mes njerëzve”.

“Kosova ka nevojë për më pak propagandë e më shumë dëgjim. Më pak zhurmë e më shumë kuptim. Dhe pikërisht prej këtyre bisedave duam ta ndërtojmë rrugëtimin tonë të përbashkët përpara. Ejani në ngjarjet e radhës. Hajde folim”, shkroi Abdixhiku.

“HAJDE FOLIM: pa protokoll e pa distancë. Nga dje në Kurrizin ikonik të Prishtinës e në shumë qytete të Kosovës, sy më sy me qytetarët, për të dëgjuar më shumë e për të folur shumë hapur për Kosovën”, tha Osmani.

Si Osmani, ashtu edhe Abdixhiku, kanë paralajmëruar se takime të tilla do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, nëpër qytete të ndryshme të vendit. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT