Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajme“Dorëzohesh, vazhdon dhe ia del”: Nga dhimbja e traumat e luftës, Hoti...

“Dorëzohesh, vazhdon dhe ia del”: Nga dhimbja e traumat e luftës, Hoti flet për angazhimin e 35 grave

Sipërmarrësja Fahrije Hoti, e cila ka vendosur të garojë për zgjedhjet e 7 qershorit, krah ish-presidentes Vjosa Osmani, sot është e ftuar në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, në një intervistë ekskluzive.

Nga dhimbja personale e traumat e luftës, Hoti ka rrëfyer edhe mbi fillimet e punës së saj dhe suksesin e kooperativës, në të cilën janë të punësuar 35 gra.

Hoti tha se në vitin 2005 ishte një punëtore, në vitin 2006 numri i punëtorëve u rrit në 5, kurse në këtë vit, ajo tha se janë 35 punëtore të angazhuara, raporton KlanKosova.tv.

“Në 2005 një, në 2006 pesë, tash jemi 35, pa i llogaritur fermerët dhe punëtoret sezonale, gjatë sezones shkon numri deri në 70. Nëse i llogarisim edhe fermerët janë mbi 100 fermerë. Vazhdimisht bëjmë hapje të tregut, kjo na motivon me punu dhe atëherë angazhojmë edhe gra në punë sezonale”, tha ajo.

Mesazhi i saj ishte i qartë, se edhe atëherë kur dorëzohesh, vazhdon dhe ia del. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT