Boksierja Donjeta Sadiku është shpallur si boksierja më e mirë e vitit 2024 nga Federata e Boksit e Kosovës.
Ky vlerësim vjen pas një viti të suksesshëm për Sadikun, e cila arriti të sigurojë normën olimpike dhe të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, njofton Klankosova.tv.
Në kryeqytetin francez, ajo arriti deri në fazën e 1/8 së finales, duke treguar një paraqitje mbresëlënëse në skenën ndërkombëtare.
Çmimin Sadiku e pranoi gjatë ceremonisë tradicionale “Laureatët e Vitit”, të organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës, ku u nderuan sportistët më të dalluar të vitit./Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


