Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeLajmeDonika Gërvalla tha se respekton deklaratën e Fatos Gecit-Musliu: Prej Skenderit del...

Donika Gërvalla tha se respekton deklaratën e Fatos Gecit-Musliu: Prej Skenderit del beteri (VIDEO)

Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga radhët e PDK-së, reagoi ndaj deklaratës së ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila tha se respekton deklaratat e Fatos Gecit për dënimin me burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin që po gjykohet në Hagë.

Musliu, në Rubikon të Klan Kosova, tha se deklarata e Gërvallës, e bërë në një intervistë televizive gjatë mbrëmjes së sotme, “e shpërfaq më së miri kush na ka përfaqësuar në tapetin ndërkombëtar” dhe theksoi se tregon gjendjen ku ka katandisur vendi.

Ish-deputetja e PDK-së tha më tej se “nuk ia vlen të merresh me Gërvallën, të cilën e falënderon Daçiqi në OKB për kontributin e saj në Gjykatën e Hagës”, teksa përmendi edhe shprehjen “prej Skenderit del beteri”, duke shtuar se “është mëkat shumë i madh” që ajo është vajza e atdhetarit të madh, Jusuf Gërvallës.

“Kjo e shpërfaq më së miri kush na ka përfaqësu neve në tapetin ndërkombëtar, edhe kjo tregon se deri ku është katandis ky vend. S’ia vlen të merresh me Donika Gërvallen të cilën e falënderon Daçiqi në OKB për kontributin që e ka dhënë për Gjykatën Speciale. Nuk kanë thënë kot që prej ‘Skenderi del beteri’, është mëkat shumë i madh që njihet si vajza e Jusuf Gërvalles”, tha Ganimete Musliu. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT