Një situatë emergjente ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Kosova drejt Milanos, kur një pasagjereje i është përkeqësuar papritur gjendja shëndetësore.
Sipas raportimeve, gruaja ka shfaqur të vjella dhe më pas ka humbur ndjenjat, duke alarmuar ekuipazhin dhe pasagjerët në bord.
Në të njëjtin aeroplan ndodhej edhe një mjek nga Mitrovica, i cili ka reaguar menjëherë dhe i ka ofruar ndihmën e parë mjekësore.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, gjendja e pasagjeres është stabilizuar deri në përfundim të fluturimit, duke shmangur komplikime më serioze.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


