Tuesday, May 12, 2026
spot_img
HomeLajmeDogana e Kosovës zbulon mall të padeklaruar në Han të Elezit: 27...

Dogana e Kosovës zbulon mall të padeklaruar në Han të Elezit: 27 fustane solem dhe dy vello

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka zbuluar mall të padeklaruar në një pjesë të fshehur në autobus.

Përmes një njofitmi në Facebook, dogana njoftoi se sot në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, është paraqitur një autobus me linjë Turqi-Prishtinë me targa të huaja.

Gjatë kontrollit zyrtarët doganorë kanë gjetur një hapësirë të fshehur brenda autobusit ku është zbuluar mall i padeklaruar 27 fustane solemne si dhe dy fustane vello.

“Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe po ndiqen procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet tutje në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT