Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeShowbiz"Do ta mësoni shumë shpejt", Trump nxit spekulime për testime bërthamore

“Do ta mësoni shumë shpejt”, Trump nxit spekulime për testime bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump nuk sqaroi nëse Shtetet e Bashkuara planifikojnë të rifillojnë testimet nëntokësore të armëve bërthamore, duke u thënë gazetarëve: “Do ta mësoni shumë shpejt”.

Gazetarët në bordin e Air Force One e pyetën presidentin në lidhje me postimin e tij të mërkurën në rrjete sociale, ku i drejtohej Departamentit të Mbrojtjes të kthehej në testimet bërthamore.


“Do të bëjmë disa testime”, tha Trump.

“Vende të tjera e bëjnë. Nëse do ta bëjnë, ne do ta bëjmë.”

Ai nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.

Ndryshe, SHBA-të kryen për herë të fundit një provë armësh bërthamore në vitin 1992.

Vite më vonë, në vitin 1996, nënshkruan Traktatin Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore, i cili “ndalon të gjitha shpërthimet e testeve bërthamore, qofshin për qëllime ushtarake apo civile”. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT