Policia e Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me angazhimin e zyrtarëve policorë në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku të enjten është monitoruar qarkullimi për shkak të një ceremonie varrimi.
Sipas Policisë, angazhimi kishte për qëllim sigurimin e një rrjedhe normale dhe të sigurt të trafikut në rrugët që çonin drejt zonës ku po mbahej ceremonia.
Përmes monitorimit dhe ridrejtimit të automjeteve, Policia ka bërë të ditur se ngarkesa në trafik është zvogëluar ndjeshëm.
Megjithatë, dy shoferë dyshohet se me veprimet e tyre kanë shkaktuar pengesa serioze dhe bllokim të qarkullimit për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Për këtë arsye, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje në trafik. Sipas Policisë, masat ishin të domosdoshme për hapjen e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.
Policia i ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, duke theksuar se mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë dhe lëvizjes së lirë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


