Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajme"Djajtë" në krizë rezultatesh në ligë, publikohen formacionet zyrtare Man Utd

“Djajtë” në krizë rezultatesh në ligë, publikohen formacionet zyrtare Man Utd

Manchester United dhe Southampton do të përmbyllin duelin e xhiros së 21-të në Premier League.

“Djajtë e Kuq” do të mirëpresin në Old Trafford “Shenjtorët” e Southampton, me fillim nga ora 21:00.

Skuadra e Ruben Amorim ndodhet në një formë aspak të mirë në Premier League, ku ka fituar vetëm një ndeshje në 7 të fundit në kompeticion, përfshirë këtu pesë disfata. Ata ndodhen aktualisht në pozitën e 15-të me 23 pikë të mbledhura.

Southampton ndërkohë rangohet e fundit në tabelë me gjashtë pikë, duke regjistruar vetëm një fitore pas 20 xhirove të para, krahas 3 barazimeve dhe 16 humbjeve.

“Djajtë” kanë humbur tri ndeshjet e fundit në ligë në shtëpi, teksa sonte do të synojnë t’i japin fund kësaj ecurie.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Manchester United XI: Onana, Yoro, De Ligt, Martinez, Amad, Mazraoui, Mainoo, Ugarte, Fernandes, Hojlund, Garnacho.

Southampton XI: Ramsdale, Sugawara, Bree, Bednarek, Harwood-Bellis, Walker-Peters, Ugochukwu, Fernandes, Aribo, Dibling, Kamaldeen.

/GazetaSinjaliSport/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT