Fatban Bunjaku, mbështetësh i Lëvizjes Vetëvendosje është emëruar zëvendësministër i parë në Ministrinë e Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila.
Menjëherë pas emërimit të tij, sipas burimeve të Nacionales, Bunjaku ka kërkuar që të ketë qasje të avancuar në sistemin e ARBK-së, agjencisë ku bëhen regjistrimet e bizneseve në Kosovë dhe ku kryejnë shërbime të tjera.
Kjo kërkesë, nëse aprovohet, do të ishte shqetësim për të gjithë ata që merren me biznes ose që kryejnë shërbime në ARBK.
Gjithashtu mund të ketë edhe elemente të veprës penale ose cenimit të privatësisë, duke marrë parasysh se me qasje të avancuar, i bie që zëvendësministri të ketë qasje në kërkesat e bizneseve në ARBK, komunikimet e tyre në këtë agjenci, në dokumentet që dorëzohen kur hapet ndonjë biznes, letërnjoftimin, por edhe dokumenteve të tjera ku dëgohet të dhëna të ndryshme.
Sipas burimeve, një qasje e tillë nuk i është ofruar asnjëherë stafit politik, pasi që këtë qasje e kanë pasur vetëm departamenti i IT-së në ARBK.
Për ta konfirmuar këtë informacion, është kontakuar edhe drejtoreshën e ARBK-së, Igballe Rexha, e cila rastisi që të ishte në takim tek zëvendësministri. E njëjta ka thënë se janë në bisedimet për këtë çështje.
“Në biseda jemi”, ka thënë Igballe Rexha, duke sugjeruar që pyetjet e tjera të dërgohen në zyrën për informim.


