Wednesday, April 29, 2026
spot_img
HomeLajmeDhunë brenda familjes në Pejë – përplasen gjyshja, vajza dhe mbesa, njëra...

Dhunë brenda familjes në Pejë – përplasen gjyshja, vajza dhe mbesa, njëra përfundon në spital

Një konflikt familjar ka eskaluar në dhunë fizike në Pejë, ku janë përfshirë tri gra nga e njëjta familje, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 28 prill 2026 në rrugën “Rexhë Gjonbalaj”, ku Policia ka ndërhyrë pas raportimit për dhunë në familje.

Sipas të dhënave, M.K., rreth 71-vjeçare dyshohet se fillimisht ka ofenduar dhe më pas ka sulmuar mbesën e saj, E.K., rreth 19-vjeçare. Në konflikt është përfshirë edhe P.K., rreth 41-vjeçare, vajza e M.K., e cila kishte ndërhyrë për të mbrojtur të bijën.

Situata ka degraduar në përplasje fizike, ku sipas deklarimeve, të tria palët kanë ofenduar dhe sulmuar njëra-tjetrën brenda banesës.

Si pasojë, Elona Krasniqi ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Me udhëzim të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa pas intervistimit, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT