Saturday, May 23, 2026
spot_img
HomeLajmeDezinsektohet Malisheva: “Luftohen” rriqrat, pickuan qindra banorë (VIDEO)

Dezinsektohet Malisheva: “Luftohen” rriqrat, pickuan qindra banorë (VIDEO)

Lufta me rriqrat nuk ka kompromis në Malishevë.

Edhe në këtë pranverë, mbijetesën këto insekte do ta kenë të vështirë pasi të gjitha zonat endemike po deinsektohen me preparate adekuate.

Aksioni ka nisur si masë për parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo, sëmundje kjo e cila vjen nga rriqrat e që veç në 2013-en u mori jetën e 11 njerëzve.

Sivjet nuk pati viktima, por qindra veta u pickuan.

Banorët, që në të kaluarën kishin shumë vështirësi, këtë vit presin situatë ndryshe.

Dizensektimi, që ka filluar prej vitesh, kësaj radhe do të vazhdojë për disa ditë në Malishevë, sikurse edhe në Suharekë, Klinë, Drenas e Rahovec.

Kronika më poshtë sjell detaje:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT