Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeDetaji që ra në sy: Kravatën që e veshi kur Kosova e...

Detaji që ra në sy: Kravatën që e veshi kur Kosova e shpalli Pavarësinë, Thaçi e mbajti edhe ditën e dënimit

Një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen në paraqitjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë më 16 shtator.

Thaçi u paraqit në seancën e Dhomave të Specializuara të Kosovës me të njëjtën kravatë që kishte mbajtur më 17 shkurt 2008, në ditën kur Kosova shpalli Pavarësinë.

Në atë kohë, Thaçi ishte kryeministër i Kosovës dhe një nga figurat kryesore në ceremoninë historike të shpalljes së shtetësisë.

Pas 18 vitesh, e njëjta kravatë u shfaq sërish në një tjetër moment të rëndësishëm të jetës së tij.

Më 16 shtator 2026, Thaçi dëgjoi në Hagë vendimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, me të cilin u dënua me 25 vjet burgim.

Kështu, e njëjta kravatë u bë pjesë e dy momenteve krejtësisht të ndryshme, por historike për Thaçin – ditës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe ditës së shqiptimit të dënimit në Hagë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT