Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeLajmeDetaje nga plagosja në Gjonaj të Prizrenit – dy të mitur të...

Detaje nga plagosja në Gjonaj të Prizrenit – dy të mitur të përfshirë, një i hospitalizuar

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku një i mitur ka mbetur i plagosur, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2026 rreth orës 20:25, kur Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë hasur viktimën me lëndim në këmbën e majtë, nën gju, me gjakderdhje.

Për shkak të vështirësive në terren, viktima fillimisht ka marrë ndihmën e parë nga Policia dhe më pas është transportuar me veturë policore deri te ekipi i emergjencës, i cili e ka dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm. Sipas mjekëve, i plagosuri është hospitalizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe njësitë përkatëse, ku gjatë ekzaminimit është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, e cila pritet të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Burimet bëjnë të ditur se Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët janë paraqitur në stacion së bashku me prindërit. Edhe njëri prej tyre ka pasur lëndime të lehta në këmbë dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Të gjithë personat e përfshirë në këtë rast janë të moshës së mitur dhe janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT