Në mbledhjen e 365-të të Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka dështuar zgjedhja e kryesuesit të ri të këtij institucioni.
Pas dy raundeve të votimit, kandidatët Besnik Bislimaj dhe Rrustem Thaqi kanë marrë nga 5 vota secili, ndërsa një votë ka qenë e pavlefshme, duke mos arritur shumicën e nevojshme.
Si pasojë, procesi për zgjedhjen e kryesuesit është rishpallur dhe pritet të vazhdojë në një mbledhje të re të KGJK-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


